Presidenti Ilir Meta ka uruar 28 nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë me një foto.
Ai ka publikuar një foto me nipin e Presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, teksa të dy bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.
“Të dashur miq, Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar! 🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.