Ermal Meta është një ndër shqiptarët i cili me talentin e tij ka ngritur lart emrin e Shqipërisë. Prej vitesh këngëtari po shijon majat e suksesit në Itali, mirëpo asnjëherë nuk e ka harruar ardheun e tij.
Së fundmi Ermali ka dhënë një intervistë për “Radio Italia” dhe “Corriere della Sera”, ku ka folur për këngën e tij më të re por edhe për jetën private.
Ai ka thënë se ka pasur një familje të tm errshme tradicionale duke shtuar se babai i tij nuk ishte një njeri i mirë.
“Familjet mund të jenë ose jo tradicionale. Ajo që nevojitet është dashuria: Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tme rrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhu nuar ose gratë që v uajnë dh unën”, është shprehur Meta.
I pyetur në lidhje me Shqipërinë, Ermali është kthyer pas në të shkuarën duke thënë se shqiptarët kanë kaluar një kohë të vështirë.
“Shqipëria ka kaluar një kohë të vështirë. Kur isha i vogël ishte e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte fr ikë nga ajo që vinte nga jashtë, aq sa për të thënë “kazino” thoshim “Amerikë”. Kështu tha edhe gjyshja ime, burrin e morën kur ai ishte 30 vjeç dhe ajo ishte 24. Para se të vija në Itali, as nuk e dija se çfarë do të thoshte të shikoje jashtë. Mendoja për Italinë dhe mendoja boshllëkun. Kështu kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta, sepse në Shqipëri ishin të gjitha kthesa, për të mos zbarkuar ar miqtë”, shtoi ai.