Orhan Aliti është njëri prej shtatë të mbijetuarve të ak sidentit trag jik në Bullgari.
Ai kishte arritur të thyejë xhamin e pasmë të autobusit dhe të kërcejë në rrugë.
Orhani për fat të keq nuk arriti të shpëtojë djalin e tij 23-vjeçar, megjithatë ndihmoi 6 personat e tjerë të zbrisnin nga autobusi.
Samet Aliti, xhaxhai i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregoi për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aks identin tra gjik.
“Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksi dentit. Në ora 01:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Blegjikë, pasi punojnë në atë vend”, tha ai.
Samet Aliti thotë se pas kërcimit nga autobusi Orhani për pak ka qenë duke u aks identuar nga një tjetër veturë por është shmangur disi.
Orhan Aliti tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë.