Kryeministri Edi Rama në përshëndetjen e përditshme “mirëmëngjesi” në Facebook ka publikuar disa të dhëna mbi lehtësirat në sportelet e administratës, ku vetëm gjatë muajit nëntor në e-Albania janë regjistruar me mijëra dokumente tatimore, certifikata, ekstrakte biznesi.
Brenda datës 15 dhjetor 2017, listës me 26 dokumente shoqëruese, të cilat nuk kërkohen më nga sportelet e institucioneve shtetërore, do t’i shtohen edhe 3 dokumente të tjera të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit që tanimë do të gjenerohen përmes portalit e-Albania: ekstrakt i thjeshtë, ekstrakt historik dhe certifikata e regjistrimit, NUIS.