Loading...

Ministria e Financave ka miratuar fondin prej 1.8 miliardë lek për shpërblimin e pensionistëve dhe pritet…

Shpërndarja e shpërblimit për pensionistët

Qeveria ka parashikuar shpërblimin e të gjithë pensionistëve me 3 mijë lekë të reja për festat e fundvitit. Ndryshe nga një vit më parë, Ministria e Financave ka filluar procedurat për dhënien e këtij shpërblimi, për të mos vonuar marrjen e lekëve nga ana e të moshuarve.

Shpërblimi i pensionistëve do të jepet para datës 30 dhjetor. Ministria e Financave ka miratuar fondin prej 1.8 miliardë lek për shpërblimin e pensionistëve dhe pritet që t’ja kalojë Institutit të Sigurimeve Shoqërore këtë fond. ISSH do të nxjerrë listën e përfituesve, prej më shumë se 650 mijë pensionistësh. Më pas do të jetë Posta Shqiptare, e cila do të bëjë shpërndarjen e lekëve tek pensionistët. Pritet që të miratohet një kalendar për shpërndarjen e lekëve, në mënyrë që të mos ketë radhë. Shpërblimi Ministria e Financave sqaron se shpërblimi do të jetë 3 mijë lekë për çdo pensionistë. Edhe në rastin kur janë dy pensionistë në një familje, do të përfitojnë të dy shpërblimin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com