Loading...

Pronari i lokalit në Lushnje ekzekuton klientin

Një krim i rëndë ka goditur mesantën e së hënës fshatin Goriçaj pranë Divjakës në Lushnje. Burimet e Policisë thanë se një 42-vjeçar është vrarë me armë gjahu tip karabinë. Viktima është identifikuar si shtetasi Judmir Stambolliu.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të fshatit Goriçaj. Autori i vrasjes është Petrit Toromani, njëkohësisht edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Mësohet se Stambolliu ishte problematik dhe kishte pirë në lokal dhe më pas kishte dashur të përdhunonte gruan e pronarit të lokalit por ky fundit e ka vrarë me armë gjahu tip karabinë. Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të vrasjes, Petrit Toromanit, i cili nuk është larguar nga vendngjarja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com