Loading...

Irani mbështet “luftën” e Hamasit për mbrojtjen e Jerusalemit

Garda Revolucionare Islamike ofroi “mbështetjen e plotë” të Iranit për militantët palestinezë, në fushatën e tyre të rezistencës kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

Komandanti Qassem Soleimani, i cili mbikëqyr degën e operacioneve të jashtme të Gardës, u bëri ofertën – në një bisedë telefonike – komandantëve palestinezë të brigadave Xhihadi Islamik dhe Izz Al-Deen, që janë krahët e armatosur të grupit militant islamik, Hamasi. Ky i fundit kontrollon Rripin e Gazës.

Oferta u bë pasi raketat nga Rripi i Gazës qëlluan Izraelin, ndërsa një u pengua nga sistemi i mbrojtjes raketore, tha ushtria izraelite.

Në përgjigje, ushtria e Izraelit tha se ka goditur pozicionet ushtarake të Hamasit me zjarr artilerie.

Shkëmbimi i zjarrit midis Izraelit dhe luftëtarëve të Hamasit, prejse Trump ka shpallur vendimin më 6 dhjetor, ka lënë së paku gjashtë palestinezë të vdekur.

Shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, gjenerali Mohammad Baqeri, tha se “veprimi i pamend” i Trumpit për Jerusalemin mund të shihet si fillim i një kryengritjeje të re palestineze.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com