Rrathët e zinj janë problem shumë i shpeshtë të cilin e vuajnë thuajse të gjithë. Por te disa bien më shumë në sy dhe shkaku nuk njihet.
Kur rrathët e zinj shfaqen në moshë të re (15 deri 25 vjeç), fajin e ka trashëgimia. Pas tridhjetepesë viteve, shfaqja e tyre ka të bëjë me ndryshimet e moshës.
10 Asian Actresses Of Irresistible Beauty
10 Asian Actresses Of Irresistible Beauty
Lëkura nxihet për disa arsye. Së pari, në zonën nën sytë ka një grumbull enësh gjaku dhe pigmenti dhe me kalimin e moshës, kur lëkura hollohet, këto bëhen më të dukshme.
Së dyti, me kohë, lëkura dhe dhjami rrëshqasin poshtë, duke formuar një të dalë gjysmërrethore, e cila lëshon hije dhe i bën më të dukshëm rrathët e zinj.
Kozmetologët edhe sot vazhdojnë të punojnë për zbulimin e enigmës së rrathëve të zinj, por ende nuk kanë pasur sukses. Ata janë përpjekur t’ i taposin me laser enët e gjakut, ta fshijnë pigmentin me anën e laserit, që përdoret për fshirjen e tatuazheve, por…pa rezultat.
Problem i ngjashëm janë njollat e pigmentit rreth syve, që formohen zakonisht te njerëzit me lëkurë të errët. Edhe mënyrën për t’i zhdukur ato, mjekët ende nuk e kanë gjetur.
Këshilla:
* Mos blini kremra, që gjoja ju shpëtojnë nga rrathët e zinj; ky është shpenzim krejt i kotë.
* Rrathët e zinj mund të maskohen me ndihmën e produktit maskues, i cili përmban dioksid të titanit ose zinkut (ose të dy bashkë). Këto minerale kanë vetinë për ta kthyer dritën dhe jo vetëm e maskojnë vendin ku vihen, por edhe e ndriçojnë atë.
* Zgjidhni një mjet maskues apo produkt me bazë mineralesh; ata janë më të qëndrueshëm se ata me bazë dylli (këto të fundit bëjnë mirë për puçrrat). Mjetet me bazë dylli ngrohen në lëkurë dhe “rrëshqasin”, prandaj fshihen më lehtë.
* Mos abuzoni me produktet maskuese. Mos e lyeni të gjithë pjesën nën sy. Vendoseni atë te gropëza nën këndin e brendshëm, ku rrathët e zinj bien më shumë në sy, pastaj shtrijeni drejt tëmthave dhe poshtë në formë trekëndëshi.