Loading...

17 Oligarkët që ‘sundojnë’ Europën, në mes tyre dhe një shqiptar që se kishit dëgjuar

Teori konspirative apo shkrim investigativ? Që prej dy ditësh po qarkullon online studimi i një grupi gazetarësh që tregojnë se cilët janë oligarkët më të rëndësishëm në Europën Lindore.

Studimi është publikuar nga N-Ost, një organizatë joqeveritare me qendër në Berlin, e cila rendit dhe jep informacione të rëndësishme për 17 oligarkët që formojnë Europën Lindore. Ajo që të habit, është se mes tyre kanë listuar edhe emrin e një shqiptari. Ai është Blerim Devolli një biznesmen i rëndësishëm nga Kosva.

Sipas gazetarëve, Natalia Sergeev dhe Christian-Zsolt Varga, 17 të “plotfuqishmit”qëndrojnë në hije, por janë ata që krijojnë qeveritë, kontrollojnë jetën politke dhe marrin vendime të rëndësishme sociale dhe ekonomike.
Capture

Çfarë thuhet për Blerim Devollin

“Blerim Devolli është vetëm 45 vjeç, por lirisht mund të quhet oligarku i politikës. Ka lindur në Pejë dhe ka në pronësi kompaninë Devolli Grup që ka nisur në vitin 1990 si një biznes i vogël i babait të tij, kur Kosova ishte nën sundimin e Slobodan Milosheviç. Që prej atëherë, Blerimi dhe vëllai më i vogël, Shkëlqimi, kanë ngritur aktivitetin ekonomik që nga blerja e miellit tek industria e birrës, që nga importi i makinave tek terminalet doganore, që nga privatizimi i fabrikave të vjetra tek importi i kafesë. Gjatë fushatës zgjedhore, kompanitë e Devollit janë donatorë që thuajse çdo partie politike kosovare, por lidhjet më të forta i kanë me PDK-në, partinë e presidentit Thaçi. Devolli ka në pronësi një jaht, që markon në brigjet e Malit të Zi, në pronësi të Milo Gjukanoviç,” shkruan gazetari investigativ kosovar, Visar Duriçi.

Lista me 17 oligarkët e Europës Lindore

Gagik Tsarukyan- Gjeorgjia

Anar Mammadov- Azerbajxhan

Nijaz Hastor- Bosnja

Delyan Peevski- Bullgaria

Bidzina Ivanishvili- Gjeorgjia

Lorinc Meszaros- Hungaria

Blerim Devolli- Kosova

Aivars Lembergs- Letonia

Jordan Kamchev- Maqedonia

Vladimir Plahotniuc- Moldavia

Milo Gjukanoviç- Mali i Zi

Dan Voiculescu- Rumania

Alisher Usmanov- Rusia

Miroslav Miskovic- Serbia

Bojan Petan- Sllovenia

Rinat Akhmetov- Ukraina

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com