Loading...

Ish-konkurrentja habit me deklaratën pas përjashtimit nga ‘Përputhen’

Arlida Nezha, e njohur si Tola është e para vajzë që eliminohet nga djemtë në emisionin Për’puthen. Ajo ka rrëfyer daljen nga emisioni duke thënë se ishte një eksperiencë e bukur për të dhe ish-konkurrentja vazhdon të jetë mjaft akrive në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram ku së fundmi ka bërë një bisedë me ndjekësit.

Njëri prej tyre e pyet:

“A ke fëmijë ti? Se të kam parë me një vajzë të vogël prandaj”.

Por përgjigja e Tolës ishte më e papritur se vetë pyetja.

“Po. Kjo është mrekullia ime”, shkruan Arlida shoqëruar me një foto me vogëlushen që qenka vajza e saj, por për të cilën nuk e ka përmendur kurrë në emision.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com