Loading...

I jepet lamtumira e fundit Aleksandër Ndokës

Aleksandër Ndokës i është dhënë sot lamtumira e fundit, ndërsa djali i tij është paraqitur në varrim i shoqëruar nga policia.

Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, u vra nje dite më parë në një atentat mafioz nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Drejtoria e Burgjeve i ka dhene leje disa ore që djalit të tij, që të jetë i pranishëm në ceremonine mortore të të atit, e cila u zhvillua sot.

Djemtë e Ndokës me precedentë, njëri në burg e tjetri në kërkim

Djemtë e Ndokës u dyshuan si autorë të dhunës së ushtruar ndaj nënkryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë, Agustin Marku, por ky i fundit nuk bëri denoncim ndaj tyre dhe nuk i akuzoi asnjëherë publikisht.

Gjithashtu, Samuel e Klajdi Ndoka janë të dyshuar se gjatë ditës së zgjedhjeve në 25 qershor, së bashku me kushërinjtë e tyre plagosën (me tytën e armës) Florian Dushkun, aktivist të LSI-së.

Këtij të fundit iu bë pak kohë më parë edhe një atentat tjetër me armë zjarri në shëtitoren e Shëngjinit, por sipas të dhënave, Ndokajt nuk e kanë marrë përsipër këtë krim dhe madje ka pasur një pajtim ndërmjet dy familjeve.

Aktualisht, Dushku mësohet se ndodhet në Itali për kurim pas plagës së marrë nga plumbi. Për këtë ngjarje u shpallën në kërkim të dy vëllezërit, Klajdi e Samuesl Ndoka. Ky i fundit u arrestua, ndërsa i vëllai është ende në kërkim.

Sipas të dhënave, dy vëllezërit Ndoka ishin mjaft problematikë në Lezhë dhe ata janë të dyshuar edhe për disa krime të tjera, por që nuk ka pasur prova për t’ua adresuar autorësinë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com