Loading...

E rëndë/ I p rekur me Covid hu mb jetën në avion

Një burrë ka hu mbur jetën teksa ishte duke udhëtuar me aeroplan nga Stambolli në drejtim të Hamburgut. Pasagjeri i vd ekur është pikasur vetëm kur aeroplani zbriti në Hamburg, e më vonë u konfirmua se kishte qenë i in fektuar me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore të Hamburgut kanë konfirmuar incidentin për RTL.de, por shtrohet pyetja sesi burri i infektuar me koronavirus ishte futur në aeroplan.

Në fakt, kushdo që niset në udhëtim me aeroplan duhet të ketë si dëshmi certifikatën e vaksinimit të plotë apo testin negativ të COVID-19. E sipas po licisë së Hamburgut, ekzistojnë disa mënyra që pasagjeri i inf ektuar të mund të jetë futur në aeroplan.

“Ndoshta nga mosdija që është i inf ektuar. Testi i rrejshëm ka rezultuar negativ apo ka qenë me dy doza i vaksinuar dhe të jetë i infektuar. Por këto janë vetëm spekulime”, ka thënë zëdhënësi i po licisë.

Madje ekziston mundësia që burri të ketë vd ekur para fluturimit, dhe se trupi i tij të jetë futur në aeroplan.

Rregulloret kërkojnë që pasagjerët të ofrojnë dë shmi për statusin e tyre Covid-19 përpara se të fluturojnë nga Turqia në Gjermani. Pasagjerët duhet ose të vaksinohen plotësisht, të shërohen së fundmi ose të testohen plotësisht në mënyrë që të lejohen në një fluturim.

“Ne shprehim ngu shëllimet tona për familjen dhe afërmit e pasagjerit”, tha shoqëria ajrore.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com