Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit, ku po zhvillohet kampionati i boksit.
Beqiri është kualifikuar në gjysëmfinale e me pak fat mund të bëhet kampion.
Boksieri kuqezi ka mposhtur rivalin jordanez, Zeyad Eashash dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të boksit, në kategorinë deri në 71 kg.
Beqiri e dominoi totalisht takimin, duke dalë triumfues nga ringu. Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, triumfoi me rezultatin 4-1.
Kujtojmë se kampionati në Beograd është mbajtur në kulmin e polemikave, ku sportistët e Kosovës nuk janë lejuar që të marrin pjesë në garë.