Shoku i ngushtë i të riut nga Skrapari që humbi jetën tragjikisht pasi u plagos me thikë në Islandë ka treguar detaje nga ngjarja makabër që i mori jetën.
Klevis Sula, 21 vjeç u godit me thikë në Austurvöllur në qendër të Rejkjavikut.
Shoku i tij, Andrea Zisaj, thotë se Klevisi u qëllua pabesisht nga një burrë që tentoi t’i ofronte ndihmë.
“Ju lutem, shpenzoni pak momente nga jeta juaj, e me lejoni tu tregoj për shokun tim Klevis. Ai ishte një djalë e mrekullueshëm, ai përpiqej gjithnjë që të ndihmonte njerëzit, ti bënte të qeshnin dhe gjithnjë, transmetonte pozitivitet. Ishte gjithnjë i qetë dhe me zemër të madhe, por ajo zemër ndaloi. Doni ta dini si vdiq? Ai po tymoste një cigare jashtë një lokali dhe një burrë po qante pranë tij. Ai shkoi dhe ofroi ndihmë, por në këmbim mori një thikë të mprehtë. Ja sa e lehte është te vdesësh në një prej vendeve të konsideruara si më të sigurtët në botë”- shkruan miku i tij në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.
Klevisi u transportua menjëherë në spital, por vdiq disa ditë më pas si pasojë e plagëve të marra./lajmifundit.al/