Loading...

Premtimi i Ramës/ Taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë

Duke nisur nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, do të ketë zero taksë për pagat deri në 400 mijë lekë. Kryeministri Edi Rama e bëri të ditur këtë vendim përmes një postimi në ‘Facebook’.

Më 15 mars të këtij viti, Rama e paralajmëroi vendimin gjatë fushatës zgjedhore ku prezantoi programin e Partisë Socialiste për të fituar mandatin e tretë.

Ndonëse Rama më herët theksoi se ky vendim do të hynte në fuqi që në 1 janar të 2022-it, tashmë do të shtyhet për në korrik.

“Në 1 janar të 2022 për të gjithë ata që marrin pagë nga 300-400 mjë lekë në muaj, do të kenë taksë zero mbi pagën”, – tha Rama në mars të këtij viti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com