Aplikimet për lotarinë amerikane përfundojnë më datën 9 nëntor. Teksa kanë ngelur dhe 9 ditë nga afati i fundit i aplikimeve, ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e interesuar.
Përmes një postimi në facebook ambasada bën me dije se do të s’kualifikohen nga gara të gjithë ata që aplikojnë dy herë.
“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm një aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov”, shkruan ambasada.