Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Verona të Italisë, ku një nënë ka vrarë dy vajzat e saj të mitura, 11 dhe 3 vjeç. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme pasi gruaja me origjinë nga Sri Lanka jetonte bashkë me vajzat e mitura, raportojnë mediat italiane. Shkaqet e vrasjes nuk janë bërë të ditura. Mediat raportojnë se nëna menjëherë pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Trupat e pajetë të vajzave u gjetën nga një tjetër banor i qendrës në komunitetit arsimor “Mamma Bambino”, i cili ishte i pari që njoftoi policinë për atë që kishte ndodhur. Qendra, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Hetimet po kryhen nga ekipi i Komisariatit të Policisë në Verona.
/ JOQ Albania