Futbollisti Josh Cavallo, ka dalë në një video emocionuese të postuar në rrjetet sociale dhe ka njoftuar se është homoseksual dhe se po bën një jetë të dyfishtë. Cavallo bëhet kështu futbollisti i vetëm gay që luan në mënyrë aktive. Në klip, mesfushori qendror i Adelaide United, 21 vjeç, tha se ai e kishte fsheur se kush ishte për shkak të paragjykimeve.
Futbollisti 21-vjeçar flet hapur: Jam homoseksual, bëja jetë të dyfishtë!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27/10/2021 8:02
Share
Share
Futbollisti Josh Cavallo, ka dalë në një video emocionuese të postuar në rrjetet sociale dhe ka njoftuar se është homoseksual dhe se po bën një jetë të dyfishtë. Cavallo bëhet kështu futbollisti i vetëm gay që luan në mënyrë aktive. Në klip, mesfushori qendror i Adelaide United, 21 vjeç, tha se ai e kishte fsheur se kush ishte për shkak të paragjykimeve.
Cavallo tha:
Ka diçka personale që duhet ta ndaj me të gjithë. Unë jam futbollist dhe jam homoseksual. Duke u rritur, gjithmonë kam ndjerë nevojën për të fshehur veten sepse kisha turp, turp që nuk do të mund të bëja kurrë atë që dua dhe të isha homoseksual./joq