Mos mendoni se erdhi i ftohti dhe iku shiu. Kjo ndodhi për pak ditë. Sipas meteorologëve, këtë fundjavë pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut.
Paraditja e së shtunës dhe pjesa e parë e ditës së diel do të shoqërohen me mot të vranët dhe reshje shiu kryesisht në pjesën veriore dhe verilindore të vendit. Ndërsa gjatë javës së ardhshme i gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe bore, raporton Klan Plus.
Gjatë ditës së mërkurë, në ultësirën perëndimore, intensiteti i reshjeve të shiut pritet të rritet ndërsa sasia e reshjeve sipas parashikimeve do ta kalojë 30 mm në 24 orë. Ndërkaq, ekstremi verior i vendit pritet të përballet me reshje të dendura bore.