Qeveria shqiptare do të shpenzojë 18 milionë dollarë për shpërblimet e pensionistëve për festat e fundvitit. Sipas burimeve, pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim.
Vendimi i posaçëm për shpërblimet nuk është miratuar ende, pritet të firmoset në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Përfitues do të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.
“Rriten me 1.8 miliardë lekë kontributet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve me një efekt neutral për deficitin”, shpjegoi ministri i Financave.