Shqiptaret tmerrojne edhe ne Austri. Nje i ri ka therur me thike partneren e tij, nenen e dy femijeve te tij dhe pastaj eshte arratisur nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në Linz të Austrisë dhe ka autor një shtetas 35 vjeçar nga Kosova. Mediat austriake shkruajne se ai ka me vete një pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kopshtit të fëmijëve, shkruajnë mediet austriake.
Policia është mobilizuar në ndjekje të tij. Sulmi ka ndodhur rreth orës 11.15 në një dyqan në një lagje të qytetit Linz, transmeton albinfo.ch.
Kosovari ka goditur me thikë partneren e tij, nënë e dy fëmijëve, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda. Ndërsa sipas policisë, aty ka ndodhur edhe një e shtënë me armë, që mendohet të jetë shkrepur nga një pistoletë frikësuese.
Pastaj, 35 vjeçari ka marrë makinën e partneres së tij dhe ka ikur nga vendi i krimit. Policia e ka rrethuar kopështin e fëmijëve të cilin e frekuentojnë edhe fëmijët e kosovarit, por ende nuk eshte kapur.