Policia e Sarandës ka arrestuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në qytet, ku një qytetar është përplasur dhe ka humbur të dyja gjymtyrët. Blutë e Sarandës njoftojnë se është arrestuar L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil. Ky i fundit, mbrëmjen e djeshme duke drejtuar në gjëndje të dehur ka aksidentuar qytetarin A. K.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur ka aksidentuar shtetasin A. K, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë./joq