Loading...

Spartak Koka: Në hotelin ku v diqën turistët rusë, ka humbur jetën dhe një turist tjetër dy muaj më parë

Vdekja e katër turistëve rusë në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës ka tronditur mbarë opinionin publik. Trupat e pajetë të tyre u gjetën nga recepsionistja e hotelit, e cila kishte nisur të dyshonte se ata s’po përgjigjshin dhe po vonoheshin më shumë seç duhej. Viktimat ishin familjarë me njëri-tjetrin.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe gazetari Spartak Koka, i cili bëri një deklaratë të fortë ku u shpreh se në të njëjtin hotel ku humbën jetën katër turistët rusë, në SPA-në e hotelit ka vdekur 2-3 muaj më parë një turist polak.

Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen një shtetas polak 55 vjeç. Në të njëjtin hotel, në të njëjtën SPA. Dhe po ju jap informacion. Shkaku i vdekjes i shtetasit polak është vendosur arrest kardiak. Dyshohet se është përdorur lëndë narkotike. Është dy tre muaj më parë. E kam të konfirmuar nga policia dhe prokuroria e Kavajës. Është vendosur mosfillim i çështjes. A është aksidentale ? Emrin nuk arrita dot ta marr sot./joq

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com