Një 33-vjeçar nga Egjipti i ka shokuar të gjithë me atë që i ka ndodhur. Ai shkoi në Spitalin Universitar Aswan në jug të Egjiptit dhe mjekët e trajtuan atë për infeksione të zorrëve dhe barkut. Por ata u shokuan kur zbuluan shkakun e vërtetë të problemeve, pasi nëpërmjet Rrezeve X panë që brenda stomakut të tij ishte një celular.
Por ajo që shkaktoi edhe më shumë habi, ishte deklarata e të riut se e kishte gëlltitur pajisjen gjysmë viti më parë, por nuk kishte patur mundësi të shkonte në spital dhe në vend të kësaj shpresonte që ta kalonte atë natyrshëm. Sidoqoftë kjo gjë ishte e pamundur pasi iu desh të krente një ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr celularin nga stomaku.
Mohamed El-Dahshoury, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Spitaleve të Universitetit Aswan, tha se ishte hera e parë që ata kishin parë një rast të tillë në të cilin një pacient kishte gëlltitur një celular të tërë, sipas mediave të Emirateve të Bashkuara Arabe Gulf Today. Është e paqartë arsyeja pse ai gëlltiti celularin, gjithsesi gjendja tij pas operacionit paraqitej e mirë dhe mjekët u shprehën se për pak ditë do ta marrë veten.
/joq