Loading...

I rrahu nusen i ngul thikën vëllait

Dy vëllezër me mbiemër Bakalli janë arrestuar në Elbasan, pasi njeri prej tyre i rrahur nusen tjetrit dhe tjetri u hakmor duke i ngul thikën, të vëllait. Policia njoftoi se arrestoi Fatmir Bakallin, 56 vjeç dhe Shpendi Bakallin, 49 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Fatmir Bakalli u arrestua në banesën e tij, në lagjen “5 Maji”, pasi dyshohet të ketë goditur me thikë vëllain e tij Shpendin,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai do të akuzohet për “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Kurse, arrestimi i shtetasit Shpend Bakalli, u bë pasi dyshohet të ketë dëmtuar  derën e oborrit të vëllait të tij Fatmirit dhe të ketë ushtruar dhunë  fizike ndaj bashkëshortes së të vëllait, M.B., 53 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime fizike, por  jo në rrezik për jetën. Shpendi Bakalli do të akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim prone”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com