Loading...

Ky është vendimi i parë i Drejtorit të Po licisë së Shtetit, Gledis Nano

Vendimi i parë i Drejtorit të Po licisë së Shtetit, Gledis Nano, është ai që t’u kompensohet detyrimi i prapambetur financiar të gjithë efektivëve të po licisë, për orët shtesë të papaguara përgjatë viteve.

Drejtori i Përgjithshëm i po licisë së Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë pol icëve, në mënyrë që të kompensohet secili prej tyre.

Po si do paguhen ata?

Sipas Report TV, paratë për orët shtesë do të paguhen nga fondet e po licisë, por edhe nga paratë e konfiskuara nga kr imi. Nga 12 drejtori të qarqeve të po licisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Pol icisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Pas faturës fin ale, pritet që të nisë kompesimi financiar. Kompensimi i efe ktivëve pritet të përfundojë brenda vitit, sipas kodit të punës.

Ndryshe nga sa jemi mësuar që vendimet e para të drejtorëve të po licisë, konsistonin në ndryshim strukturash dhe ekipesh, Nano ka marrë një vendim që iu vjen në ndihmë efe ktivëve të thjeshtë.