Të tjera detaje dalin në dritë nga p lagosja e 22-vjeçarit Reidi Balla. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se 22-vjeçari gjatë natës iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të pl agosjes në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në deklarimin paraprak që dha pas ngjarjes, i riu mësohet të këtë thënë: “Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”.
Policia po punon me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna që do të çojnë në identifikimin e autorit.
Po ashtu po pyeten rrethi shoqëror dhe familjar i Reidi Ballës për të kuptuar nëse ka pasur ko nflikte.
Burime nga policia thonë se 22-vjeçari nuk ka precedentë të mëparshëm p enal.
(Balkanweb)