jë tjetër aksion i madh policor është zhvilluar gjatë ditëve të fundit në Itali, ku një goditje e madhe i është dhënë grupit kriminal të “Cosa Nostras”. Në pranga kanë rënë 25 persona, anëtarë të mafias, ndërsa drejtuese e bandës ishte një femër, Maria Angela Di Trapani, e bija e një kapo-mafieje dhe gruaja e liderit historik, Salvino Madonia.
Maria Angela Di Trapani ishte ngarkuar nga kupola e Cosa Nostras me detyrën e riorganizmit të madantit drejtues të mafias siciliane.
Ajo ishte personi që organizonte lidhjet mes mafiozëve e përcillte urdhrat e krye bosit mafioz Salvatore Lo Piccolo, me klanet e Kosa Nostra. Gjithashtu për llogari të bashkëshortit të saj Salvino Madonia, ajo administronte bizneset e familjes me një pasuri milionare.