Loading...

Nesër luajmë për gjithcka/ Reja: I kemi bërë shqiptarët të ëndërrojnë Botërorin!

Trajneri Edy Reja doli në konferencë për shtyp në prag të kualifikueses shumë vendimtare ndaj Polonisë, e cila do të luhet nesër prej orës 20:45 në “Air Albania”. Pas fitores së çmuar në Budapest, kuqezinjtë e kanë moralin të lartë për t’u përballur me Robert Lewandowski e të tjerë. Trajneri veteran italian bëri prognozën e sfidës që po e presin me padurim krejt shqiptarët:

“Në fillim të shortit nuk isha shumë optimist, pasi kundërshtarët janë shumë të fortë, megjithatë jemi rritur shumë. Kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe. Ideja ka qenë që ne të imponojmë lojën tonë, duke nisur nga mbrojtja te sulmuesit dhe duke bërë presing. Mendoj se deri diku ia kemi dalë. Jemi rritur shumë dhe ja ku jemi, në një situatë mjaft interesante.

Tani jemi gati të përballemi me çdo lloj kundërshtari deri në fund dhe të luajmë shanset tona. Për këtë dua t’iu bëj komplimente të gjithë lojtarëve, që janë vënë në dispozicion dhe kanë punuar shumë për t’u rritur e përmirësuar. Nuk e mendoja që mund të vinim deri këtu, por kemi punuar mirë dhe tani mund të them që mund të shkojmë shumë më larg.

Frika për të mos ia dalë është problemi me të cilin përballemi dhe që na ndalon të ëndërrojmë. Luajmë në shtëpi dhe duhet të jemi sa më të qetë, pasi kjo është rruga e vetme për të synuar fitoren nesër. Duhet të tregojmë personalitet në ndeshje të tilla, por edhe fati është pjesë e rëndësishme. Në Poloni ne nuk patëm fat, pasi një episod penalltie na dëmtoi jo pak në atë transfertë. Duhet të luajmë të qetë dhe të bëjmë sa më pak gabime, për të arritur rezultatin që duam.
Ne kemi një mënyrë loje që nuk ndryshon dhe e kemi përdorur thuajse në të gjitha ndeshjet e fundit. Duhet të kemi kontrollin e lojës, për të synuar fitoren, megjithatë varet edhe nga karakteristikat e kundërshtarit. Për mua është e rëndësishme që të mos rrimë në mbrojtje, por të sul mojmë dhe të provojmë të marrim kontrollin e lojës.

Nuk e kam vendosur ende formacionin, por mund të luajë nga minuta e parë Broja dhe nuk është ndonjë çudi. Unë e kam aktivizuar edhe nga minuta e parë si ndaj Kazakistanit apo në San Marino, por nuk ka pasur të njëjtin rendiment si në ndeshjet që ka ardhur nga pankina.

Unë kam shfr ytëzuar faktin që në minutat e fundit kundërshtarët janë disi më të lodhur dhe ai me karakteristikat që ka mund t’i vërë në vështirësi dhe mbi të gjitha të shënojë gola, pasi e ka këtë aftësi. Nëse do ta dija me siguri që do të shënonte, do ta hidhja në fushë edhe në tri minutat e fundit.

I kemi bërë të ëndërrojnë shqiptarët dhe kjo është shumë e bukur, ndaj duhet të besojmë te kualifikimi në Botëror. Nuk është asgjë rastësore, pasi e kemi merituar këtë arritje dhe do të luajmë deri në fund për ta bërë realitet ëndrrën.

Nesër kemi mungesa të rëndësishme, por unë nuk qahem kurrë, pasi kemi krijuar një grup shumë të mirë, ku të gjithë japin kontributin e tyre dhe na zgjidhin situatat herë pas here. Jam i sigurt që do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë dhe do të tregojmë se jemi rritur shumë. Kemi luajtur shumë mirë ndaj disa skuadrave të mëdha, por ajo e nesërmja ka rëndësi shumë të madhe. Fitorja me Poloninë na lejon të shkojmë në ‘play off’ dhe do të provojmë gjithçka për gjithçka”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com