Reshjet e shiut të rëna përgjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit të Vlorë. Reshjet kanë pasur intensitet të lartë, ndërsa problematike kanë qenë të njëjtat zona të përhershme, kryesisht nyja pranë zonës së “Albano dhe Romina”, si dhe disa pika në lagjen 24 maji.
Përgjatë gjithë natës është punuar intensivisht nga ana e ujësjellësit dhe punonjësve të bashkisë për të tërhequr ujin, ndërkohë që pritet që reshje intensive të ketë dhe në ditët në vijim. Aktualisht situata paraqitet e qetë.
(Balkanweb)