Loading...

A rrestohen për vjedhje zyrtari i bashkisë dhe biznesmeni i njohur

Drejtuesi i njësisë Administrative Zhepë në Skrapar Ferruzan Shallari 65-vjeç dhe një biznesmen, Ernest Shallari janë arre stuar për vj edhje të energjisë elektrike.

Policia thekson se kishte informacion se dy personat përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.

Grupi i policisë së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll duke konstatuar se informacioni që kishin ishte i vërtetë.

Një burim i tha “ABC”-së se drejtuesi i njësisë administrative nuk ishte hera e parë që kapej duke vj edhur energjinë elektrike.

Personi i dytë, Ernest Shallari kishte bërë një lidhje të paligjshme për pularinë që kishte në pronësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, ndërsa dy të arr estuarit a kuzohen për v jedhje të energjisë elektrike.

SHQIPERIA IME

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com