Loading...

Aksion blic ku u v ranë Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri

Forcat “Shqiponja” dhe efektivët e Policisë Rrugore zhvilluan mbrëmjen e djeshme një a ksion blic në qytetin e Elbasanit.

A ksioni u zhvillua në vendin e quajtur “rrethrrotullimi i luleve”, ku pak ditë më parë u ekzekutuan me armë z jarri nga persona ende të pa identifikuar Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Mësohet se efektivët po kryejnë kontrollin e automjeteve luksoze që lëvizin në atë zonë, ndërkohë që qëllimi është kapja e personave me precedentë penalë. Ky aksion do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që bëhet me dije se deri tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.

/Shqiperia ime

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com