Loading...

Lajmi i fundit/ Babë e bir a ksidentohen, ja si është gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar këtë të dielë në aksin Këlcyrë-Ballaban, në afërsi të fshatit Bedyqas.

Uniformat blu bëjnë me dije se një automjet me drejtues 37-vjeçarin A.B., ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 62-vjeçari A.B., babai i 37-vjeçarit.

Aktualisht 62-vjeçari është transportuar në spitalin e Gjirokastrës ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Sakaq policia po heton për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Këlcyrë/Informacion paraprak.

Në datën 10.10.2021, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban, në afërsi të fshatit Bedyqas, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri (babai i drejtuesit të mjetit), shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të ak sidentit.

(BalkanWeb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com