Loading...

Lojtari magjik i kombëtares Armando Broja i jep fitore historike Shqipërisë në Hungari

Lojtari magjik i kombëtares Armando Broja i ka dhënë një fitore historike Shqipërisë në Hungari.

U fut në lojë në minutën 66, rrë mben topin disa minuta më vonë, kalon i vetëm shumë lojtarë të Hungarisë dhe tund rrjetën në stadiumin ‘Puskas Arena’.

Ky është Armando Broja, 20 vjeçari shumë i talentuar shqiptar, i cili ka ‘çuar peshë’ zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të cilët pondjekin mbrëmjen e sotme ndeshjen tepër të rëndësishme të Kombëtares në kuadër të Katar 2022.

Ndeshja është zhvilluar me episode mjaft të bukura deri në fund. Edhe pse u dhanë mbi 6 minuta shtesë, fitorja këtë radhë i buzëqeshi Shqipërisë.

Po kush është Armando Broja

20 vjeçari shtatlartë është një s ulmues i talentuar në pronësi të skuadrës kampione të Europës, Çlesit. Ai momentalisht është huazuar te Southampton për të pasur më shumë hapësira, me Blutë e Londrës të cilët shpresojnë në rritjen e mëtejshme të shqiptarit të talentuar dhe aktivizimin me fanellën blu. Ishte pikërisht djaloshi i Çelsit ai që edhe në ndeshjen në Shqipëri kundër Hungarisë arriti të shënonte pasi u fut në lojë pjesën e dytë, duke i dhuruar 3 pikë tepër të rëndësishme kuqezinjve. Një talent i tillë, luan apo jo nga minuta e parë, di të jetë mjaft mirë protagonist dhe ta mendosh që është vetëm 20 vjeç.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com