Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për arre stimin e ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi.
I ftuar në “Zonë e Lirë”, Rama tha se nuk kishte dijeni mbi aksionin e SPAK që dërgoi në arre stimin e Gëllçit, ndërsa shtoi se tani sapo e ka marrë vesh këtë lajm.
“Nuk e dija. Tani po e marr vesh”, tha Rama.
Kujtojmë se Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arr estuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shk elje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.
Tenderi është zhvilluar në vitin 2019, dhe kishte të bënte me blerjen e pajisjeve për TVSH Agro, ku dyshohet se zyrtarët kanë shkelur procedurën.
Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arr estuar rezulton se kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.
(BalkanWeb)