Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar orarin e ndeshjeve të javës së 14-të. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në vendin tonë ka spostuar me një orë më herët të gjitha ndeshjet nga orari që ishte përcaktuar fillimisht.
Ndeshjet e orës 14:00 janë spostuar për në orën 13:00, ndërkohë që takimet që do të luheshin në orën 17:00 janë spostuar për në orën 16:00.
Ndryshimet vine si shkak i ardhjes se sezonit dimeror.
Kategoria Superiore, Java E 14
Të shtunën
Kukësi- Lushnja ora 13.00
Flamurtari- Vllaznia ora 16.00
Të dielën
Kamza- Luftëtari ora 13.00
Laçi- Skënderbeu ora 13.00
Partizani- Teuta ora 16.00