Dritan Demiraj, shqiptari i arrestuar në 2014 për vrasjen e ish të dashurës së tij italiane Lidia Nusdorfi dhe të dashurit të saj, 30- vjeçarit, Silvio Mannina i shpëtoi burgimit të përjetshëm.
Por, pasi u masakrua në qelinë e burgut dhe ra në koma, shqiptari ka pësuar humbje kujtese dhe gjykata vendosi se ai është i paaftë për të qëndruar në burg.
Sot, që ka humbur kujtesën, përmes avokatit të tij, Demiraj ka kërkuar dëmshpërblim nga shteti italian.
Kështu bën me dije avokati Massimiliano Orrù, i cili deklaron se familja do t’i kërkojë dëmshpërblim shtetit italian për gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet djali i tyre.
Mediat italiane, shkruajnë gjithashtu se ndaj dhunës së ushtruar ndaj Dritan Demiraj autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimor.
Demiraj ka pësuar një humbje të kujtesës, pasi u sulmua në burg një vit më parë nga një ish-boksier, i cili e kishte goditur për pesëmbëdhjetë minuta rresht në kokë me sende të forta.