Tenton te vetedigjej 38- vjecari, e shpeton policia.
Sipas informacioneve te policise, rreth orës 10:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Rilindja”, përpara Gjykatës së Apelit Vlorë, një shtetas ka lyer veten më lëndë djegëse (benzinë).
Mënjëherë pranë vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë të cilët arritën të parandalonin në kohë që shtetasi A.C., 38 vjeç, të mos i shkaktonte vetes asnjë dëmtim.
Shtetasi po pyetet pranë ambienteve të Policisë për të sqaruar dhe zbardhur motivet që e çuan të ndërmerte një veprim të tillë, ku më parë iu ofrua ndihmë psikologjike.