Debati mes Niko Peleshit, ministër i Bujqësisë dhe Myslym Murrizit, deputet i PD-së, ka shkuar edhe më tej dje ne Studio e Hapur te Eni Vasilit, pasi kane shkëmbyer batuta mes tyre ndërsa kanë debatuar për përmbytjet dhe dëmshpërblimet. Ne nje moment Murrizi iu drejtua Peleshit se e kishte acaruar keq edhe ate qe njihet si tip i urte dhe i duruar, duke e bere te dale nga “shtrati” me keq se Vjosa.
Murrizi: Asnjë lek nuk keni për të dhënë nëse nuk shpallët gjendjen e emergjencës. Sa lekë do të marrin shqiptarët e përmbytur?
Peleshi: Po të bësh një pyetje me 1 mijë variabla çfarë të them. Nuk është e vërtetë që po nuk u shpall gjendja e emergjencës nuk merr asnjë lek. Gjendja e emergjencës do të shpallej nëse ne nuk do ta përballonim dot situatën, të evakuonim njerëzit, bagëtitë etj. Pra çfarë ishte në dorën e njeriut ne e përballuam me sukses. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të japim asnjë gjë. Ne brenda mundësive tona do ta bashkojmë buxhetin me bashkëpunëtorët e tjerë të huaj.
Murrizi: Ku do ti merrni paratë. Me 1.3 milionë buxhetin që ke do ti paguash dëmshpërblimet. Kush do tju gjendet pranë?Peleshi: Do të marrim mbështetje nga partnerët tanë.
Murrizi: Ore po ku do ti gjesh lekët, kujt do tja marrësh. Po të bëj pyetje të drejtëpërdrejtë.
Peleshi: Ke një meritë të jashtëzakonshme se edhe unë që nuk kam atë fare temperament më nxore dhe mua nga shtrati, si Vjosa.