Loading...

Ardi Veliu:”Sot policia është më e mirë se dje”.Të verbuarit duan të hedhin…

“Sot policia është më e mirë se dje, pavarësisht se të verbuarit duan të hedhin baltë mbi punën e policisë. Jam përpjekur të bëj më të mirën e mundshme. I kam shërbyer vendit tim dhe qytetarëve. Jam mbështetur te ndershmëria, humanizmi dhe përkushtimi. Falenderoj kryeministrin e vendit tim”,- ka recituar mëngjesin e sotëm Ardi Veliu. Në prezantimin e drejtorit të ri të PSH, Veliu ka thënë se sot policia është më e mirë se dje pavarësisht atyre që nuk duan të shohin. Ai shtoi se i kishte shërbyer vendit me humanizëm gjatë kohës që ka mbajtur postin, teksa falënderoi Ramën për mbështetjen. “Ka besueshmërinë më të lartë që ka patur në 30 vitet e tranzicionit. Nga 35%, Ardi e lë në 65% besueshmërinë”-u shpreh Çuçi pas Veliut.
/joq

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com