P rotesta para Kryeministrisë. Veç qytetarëve në pr otestë marrin pjesë edhe figura të njohura nga fusha të ndryshme.
Pjesë e pro testës së mbledhur para kryeministrisë pasditen e sotme ishte edhe aktori i njohur i Portokallisë, Florjan Binaj.
Ai theksoi se në këtë bulevard duhet të ishin më shumë qytetarë.
“Kur e kemi fajin ne paguajmë ne, kur e ka fajin qeveria paguajmë prapë ne. Jemi të gjithë këtu për atë pabarazi. Kur është qeveria këtu? Jemi për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të rrisin fëmijët. Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha Binaj.
Pas fjalës së tij ai ngriti edhe një pankartë me mbishkrimin ‘Nusr-Edi jetesa’, shoqëruar me një fotomontazh ku shihej kryeministri Rama duke he dhur kripën si kuzhinieri turk Nusreti.