Loading...

Sali Berisha sh përthen ndaj Ramës: ‘Ti je një njeri i pamë shirë, je një lloj sa disti që thua do na përpijë kr iza’

Lideri historik i PD, Sali Berisha po zhvillon takimin e radhës në Gjirokastër. Mes të tjerash ai tha se rritja e çmimeve që po ndodh në Shqipëri ka vetëm një përgjegjës, Kryeminstrin Edi Rama.

Berisha e quan Ramën të pamësh irshëm, njeri i cili paralajmëron se do na përpijë kri za, përshkak se është i përfshirë në afera dhe do të justifikojë aferat e tij.

Ai më pas përmendi dhe çmimin e gazit dhe të naftës, duke u shprehur se gazi në Shqipëri nuk ka përse të rritet pasi në Shqipëri energjia elektrike prodhohet pothuajse e gjitha nga burime ujore.

Ndërsa çmimi i naftës është njësoj sa në Zvicër, aty ku qytetarët paguhen 18 herë më shumë se ata në Shqipëri.

“Kjo ditë shënon ngjarje të tri shtë. Nuk na kanë hequr statusin e vendit kandidat, por me këtë që bën qeveria, edhe ato që arritëm me ndjersë, me mund, po i ç’bën ky zotëria. Sot lajmi i kreut të Meduzës është kri za që pritet të vijë në Shqipëri. Cila kr izë? Po është rritur çmimi i gazit. Po më thoni pak sa energji elektrike prodhojmë nga gazi ne? Zero. Po si do na ka pë ne kjo kr izë kur 78% të energjisë e kemi nga ujërat tona. Ky është ndjellakeq i paimagjinueshëm. Ky bën thirrje rritni çmimet se po vjen rritja e gazit, kur këtu gazi përdoret vetëm për gatim dhe ndonjë makinë tek tuk që e ka kthyer në gaz. Kjo është krië e bërë vetë. Çfarë pune kemi ne me rritjen e çmimit të naftës, kur te ne çmimi i naftës është njësoj sa në Zvicër. Ata marrin 18 herë më shumë se ne dhe litrin e naftës e paguajnë njësoj me ne. Pse po rritet nafta more zotëri. Po mo po, se je ti i përfshirë në të gjitha aferat. Ti je një njeri i pamë shirë. Çdo vend ka entet rregullatore. Je një lloj sadisti që thua do na përpijë kri za”, tha Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com