Zbulohet e verteta e trishte e vrasjes ne mes te Filadelfias e studentit 21-vjeçar shqiptar.
Fillimisht mediat amerikane shkruanin se ai ishte ekzekutuar me 3 plumba nga nje person i cili e kishte pare duke bere sherr ne mes te rruges me të dashurën.
Por e fejuara dhe miku i Merols Mukajt qe ishin prezent, kanë përgënjeshtruar disa nga mediat amerikane , 21-vjeçari dhe e fejuara e tij ishin duke ecur, nderkohe vrasesi i vjen përballë duke e shtyrë pa asnjë arsye. Me pas vrasësi ka nxjerrë pistoleten edhe e ka goditur me 3 plumba.
Mediat amerikane raportojnë se vrasësi ishte me precedent penalë 3 herë. Jo me larg se para 1 muaji ai kishte qenë ne burg për të shtëna me armë në ajër në bllokun ku ai banonte.
Versioni i pare i publikuar nga mediat që i ka dhene vrasesi policise sipas të cilit Merolsi po grindej me të fejuaren nuk qëndron, sipas dëshmisë së mikut t ë tij. Sepse edhe gazetat vendase shkruanin që e fejuara e shokuar është hedhuar mbi trupin e studentit të vrarë dhe nuk lejonte as policët që ta merrnin atë
Më poshtë eshte postimi i shokut tij me te mire, Enis, ne FB,cili ishte dhe prezent në ngjarje:
“Vëllai im vdiq pasi u vra nga një kriminel me tre plumba. Ai është një nga njerëzit që po ta njihje s’do e harroje kurrë. Olsi gjithnjë përpiqej t’i bënte njerëzit të qeshin. Ai kurrë nuk ankohej për asgjë. Ishte kaq i talentuar, sa kërkonte gjatë gjithë kohës të vetëpërmirësohej. Kishim shumë plane sëbashku. Është e padrejtë që iku kështu. U prefsh në paqe vëllai im i vogël, miku më i mirë që mund të takoja ndonjëherë. Do të të mbaj gjithnjë në zemër e mëndje”.