Loading...

Njoftim i rëndësishëm për parashikimin e motit, shi dhe shtrëngata

Sipas Insitutit të Gjeoshkencave, bazuar në llogaritjet e fundit hidrologjike do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja e lumenjve në të gjithë territorin e vendit tonë.

Ja njoftimi i plotë:

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja e lumenjve në të gjithë territorin.
IGJEUM parashikon që prurjet e lumenjve, do të kthehen në nivele normale për stinën dhe nuk janë të rrezikshme për përmbytje.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO :

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.04) reshjet do të vazhdojnë, por në zona më të kufizuara. Intensiteti i tyre do të jetë i dobët në shumicën e rasteve, por në disa raste ato do të jenë intensive shoqëruar me shtrëngata, kryesisht në qarqet e Veriut dhe të Qendrës (me kohëzgjatje të shkurtër).

Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

Nesër (e martë, dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 °C / 11 °C
në vendet e ulta: 2 °C / 9 °C
në vendet malore: -6 °C / 5 °C.

ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.04) do të fryjë e lehtë. Nesër (e martë, dt.05) do të forcohet dhe në bregdet do të arrijë deri mesatare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com