Një vajzë shqiptare, pasagjere në autobusin e linjës Kakavijë-Janinë është ndaluar nga policia greke.
Policia greke ndaloi autobusin e linjes Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e Kallpaqit. Pasi e urdhëroi shoferin të ndalonte, policia greke ka kërkuar të verifikojë një vajzë shqiptare, që kishte hipur në këtë autobus sapo kishte kaluar kufirin.
Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e vajzës 24 vjeçe, 7 pako me 7 kg 550 gram marijuane. U sekuestrua droga dhe nje celular, ndërkohë që vijojnë hetimet.