Loading...

Sot fillon mësimi me kohë të plotë

Nis sot mësimi me orë dhe kohë të plotë. Rreth 480 mijë nxënës në të gjithë vendin, nga klasa e parë në të 12-tën sot do të rikthehen në shkollë me turne normale dhe orët e plota, 45 minuta. Pas më shumë se një viti, prej marsit të 2020 me mësim online, të alternuar dhe me turne, nga nesër nxënësit i rikthehen normalitetit.

Viti i ri shkollor nisi me mësim me turne dhe orë të shkurtuara, por këmbëngulja e prindërve, që firmosën një peticion drejtuar ministres së Arsimit, bëri që Komiteti Teknik i Ekspertëve të tërhiqej dhe të lejonte mësimin me orë normale. Një arsye dhe garanci për vendimin, sipas ministres është edhe fakti që shumica dërrmuese e mësuesve janë vaksinuar.

Por kishte një porosi. “Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës – në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne” tha ministrja Kushi.
/NOA

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com