Loading...

Ky ka qenë ndoshta i vetmi rast kur të gjithë krerët e politikës shqiptare ndodheshin në të njëjtin avion

Ky ka qenë ndoshta i vetmi rast kur të gjithë krerët e politikës shqiptare ndodheshin në të njëjtin avion.

Më 21 janar 2006, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u n da nga jeta në moshën 62-vjeçare. Lajmi i z i që vinte nga Prishtina, u përcoll me tri shtim edhe në Shqipëri, ku figura të politikës shqiptare u nisën së bashku për të nderuar për herë të fundit kreun e shtetit të Kosovës, që ende nuk e kishte fituar pavarësinë.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara dhe xhiruara për emisionin “Opinion”, emrat kryesorë të politikës shqiptare lanë pas çdo përpl asje me njëri-tjetrin për t’u nisur së bashku në Prishtinë me avionin e orës 20:30 të linjës Prishtinë-Tiranë.

Në vendet e para të avionit shfaqet i ulur presidenti Aleksandër Moisiu, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshorta e tij, Lirie. Menjëherë pas tij shfaqet lideri i opozitës së asokohe, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Por ky i fundit është gjatë gjithë kohës në celular, si një mënyrë për të shmangur “arm ikun” e tij politik, Berisha. Po ashtu, në avion pikaset edhe Jozefina Topalli, Arben Imami, Bamir Topi dhe të tjerë.

Rugova hu mbi bet ejën e tij me kancerin e mushkërive në janar 2006, në mandatin e tij të dytë si president. Në atë pikë, ai po merrte pjesë në negociatat e drejtuara nga OKB-ja me Serbinë rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, që çoi në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008. Por për fat të keq, nuk e arriti kurrë. Gjatë kohës që ishte gjallë, Rugova udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 1989 deri në vd ekjen e tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com