Loading...

Italiani kapet me thesin me para në port duke ikur nga Shqipëria

Policia njoftoi nje dite me pare se kishte nisur hetimet ne gjendje te lire per nje shtetas italian te cilit gjate kontrollit ne Portin e Durresit i ishin gjetur ne cante nje shume e konsiderueshme parash qe nuk i kishte deklaruar.

Italiani po dilte nga Durresi drejt vendit të tij, por pas gjetjes se 50 mije eurove, 61-­vjeçari me iniciale A.G., u shoqërua në komisariat për disa orë deri në sqarimin e rrethanave.

Italiani gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Policisë së Durrësit ka deklaruar para oficerëve se shuma prej 50 mijë eurosh që kishte me vete ishin para të pastra dhe vizita e tij në vendin tonë ishte me qëllim për të parë nga afër mundësinë e investimit.

61- vjeçari ka deklaruar se kishte ardhur në Shqipëri për të parë mundësinë e hapjes së një biznesi dhe paratë i kishte marrë me vete për t’i lënë si garanci nëse do të kishte rënë dakord me personat që kishte diskutuar për të ngritur biznesin.

“Paratë janë të pastra, mund të hetoni. Madje mund t’ju sjell të gjithë dokumentacionin e burimit të tyre. Erdha pak ditë më parë në Shqipëri, për të parë mundësinë e ngritjes së një biznesi si bashkëortak me një mikun tim shqiptar, por kjo ide nuk u realizua pasi nuk ramë dakord. Kështu që po kthehem në vendin tim. Paratë nuk i deklarova sepse mundova se do të kishte procedura dhe mendova që të mos i tregoja”, ka pohuar ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com