Loading...

Serish ne fokus te mediat britanike kriminelet Shqiptare

Kriminelë shqiptarë, të cilët po shlyejnë dënimin e tyre në burgjet britanike kanë nisur të postojnë video të tyre duke tymosur kanabis në këto ambiente.

Në një shkrim ekskluziv të sajin, e përditshmja britanike “The Sun” shkruan se së fundmi kanë dalë imazhe që tregojnë se brenda burgjeve britanike, të dënuarit shijojnë një jetë luksoze, në vend që të vuajnë.

“The Sun” thotë se ka në zotërim video që tregojnë anëtarë të bandës famëkeqe Hellbanianz, me bazë në Barking, në lindje të Londrës duke kërcyer e duke konsumuar kanabis në qeli.

Më herët gjatë kësaj jave, shkruan e përditshmja britanike, një grup i Hellbanianz besohet se u përfshi në një zënkë masive në sheshin Trafalgar të Londrës, ku ishin mbledhur për të festuar Festën e Pavarësisë.

Në videot që “The Sun” zotëron shfaqet një person që po kërcen muzikë rap dhe po konsumon kanabis.

Videoja është postuar në profilin e një personi të quajtur Skilla, i cili shkruan: “Shqiptarët edhe të kyçur e të rrethuar nga mure të larta janë luanë”.

Një tjetër postim tregon dy persona duke konsumuar kanabis, ndërsa shkruhet: “Ne jemi zotët e rrugëve. Në burg kemi gjithçka, e vetmja gjë që na mungojnë janë prostitutat.

Ndërsa në një tjetër video në Instagram, shkruan më tej “The Sun”, sërish nga brenda burgut, shkruhet: “Bishat të mbyllur në burgje si Alkatraz, e vetmja gjë që i mungon janë vajzat.

Në një prej komenteve, shqiptarët sulmojnë edhe familjen mbretërore britanike: “Në djall qeveria dhe mbretëresha… dua t’i shoh të gjithë shqiptarët jashtë burgut”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com