Loading...

Florian Marku rikthehet si kampion në Shqipëri, xhiro me Ferrarri në Tiranë

Pak ditë pasi u shpall kampion bote në kategorinë IBF duke m poshtur kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan, Florian Marku është rikthyer në Shqipëri si një kampion i vërtetë. Pak më parë ai ka shpërndarë një video në “Facebook” ku shihet duke ecur me një Ferarri në rrugët e Tiranës. Ndërkohë në sfond dëgjohet kënga e Noizy-t “Jena Mbretër”. Florian Marku dhe Noizy janë miq të vjetër në fakt me njëri-tjetrin. Kujtojmë se Marku ka dëshmuar një ecuri shumë të mirë në karrierën e deritanishme, pasi në dhjetë përballje, nëntë i ka fituar dhe një tjetër barazim.

Dueli me ukrainasin Maxim Prodan (me të cilin pati disa momente t ensioni në konferencë për shtyp para ndeshjes, ku Marku tentoi edhe ta g odiste) ishte parashikuar të luhej në muajin qershor, por një l ëndim i Markut bëri që sfida të shtyhej për në shtator. Në fund pritja ia vlejti dhe boksieri shqiptar u kurorëzua si kampion bote.
/joq

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com